Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një postim lidhur me turizmin, një prej fushave ku Qeveria pretendon se ka arritje të jashtëzakonshme, referuar numrit të turistëve që kanë vizituar vendin.

Në rrjete sociale, Rama ka publikuar një video me disa sekuenca, që sipas tij tregojnë potencialin e jashtëzakonshëm turistik.

Kryeministri fton të rinjtë dhe të rejat për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj.

“MIRËMËNGJES dhe me disa sekuenca të potencialit të jashtëzakonshëm turistik e me ftesën për të zgjedhur Arsimin Profesional në sektorin e hoteleri-turizmit, ku po përgatiten profesionistët e rinj, ju uroj një të diel të mbarë🫶,- shkruan kryeministri.