Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga zipline i vendosur në Pukë., nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit të këtij qyteti.
Në një postim në Facebook ai ka shkruar se shumë shpejt zipline do të instalohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me Ziplajnin (s’di ta përkthej shqip:-) e instaluar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në Pukën Turistike, i cili do të pasohet shumë shpejt nga instalimet në Divjakë, Durrës, Elbasan, Belsh, Valbonë, e Voskopojë, ju uroj një javë të mbarë🙏”, shkruan Rama.