Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot në Bruksel, një takim me Kryeministrin belg, Charles Michel.

Avancimi në procesin e integrimit europian ishte në qendër të takimit, për të cilën Kryeministri Michel shprehu mbështetje të qartë për perspektivën europiane të Shqipërisë. 

Kryeministri Rama theksoi reformat e ndërmarra dhe progresin e bërë në adresimin e prioriteteve kyçe të integrimit. 

Nga ana e tij, Kryeministri belg shprehu konsiderata shumë pozitive për ecurinë e reformave të ndërmarra në funksion të çeljes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian.