Kryeministri Edi Rama ka pritur në Kryeministri Ambasadorin e SHBA në NATO, Matthew Whitaker, me të cilin ka diskutuar për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara.
Në fokus të takimit kanë qenë partneriteti strategjik mes dy vendeve, bashkëpunimi në fushën diplomatike dhe ushtarake, si dhe forcimi i mëtejshëm i këtyre marrëdhënieve.
Rama ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për Samitin e NATO-s që do të zhvillohet vitin e ardhshëm në Tiranë, një ngjarje që pritet ta kthejë Shqipërinë në një pikë të rëndësishme takimi për aleancën më të madhe ushtarake në botë.





