Përmes një statusi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama ka komentuar samitin e Kartës së Adriatikut, nën patronazhin e zëvendës presidentit amerikan Mike Pence.
“Zv.shefi i Shtëpisë së Bardhë nënvizoi fort interesin e Shteteve të Bashkuara për të forcuar bashkëpunimin me vendet e rajonit, si edhe domosdoshmërinë për të rritur ndërveprimin mes SHBA e vendeve të rajonit e po ashtu mes vetë vendeve të rajonit, në funksion të përballimit me sukses të sfidave të sigurisë, paqes e prosperitetit, në rajon e në Europë”, ka deklaruar Rama.
Kreu i qeverisë ka nënvizuar se takimet bilaterale me zv.presidentin Pence, si edhe me liderët e tjerë të rajonit patën rëndësinë e tyre të posaçme për rikonfirmimin e vullnetit për të ecur më tej përpara, “të gjithë së bashku, në mbrojtje të interesave strategjike të popujve tanë”, ka shtuar Rama.
Rama: Zv.presidenti Pence rikonfirmoi mbështetjen e SHBA
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
“Njeri pa asnjë lloj kontributi”, ish-drejtuesi në SHISH: Vlora Hyseni ka pikëpyetje për të shkuarën
“Rrjedhja e informacionit nuk e nderon SPAK-un”, eksperti analizon dosjen e SHISH
Plagoset me thikë një person pranë shkollës “Petro Nini Luarasi” në Tiranë
Gashi: Kujt po i jepet hapësira publike e banorëve të Durrësit?





