Ylber Ramadani iu bashkua klubit të Lecce nga Aberdeen për shumën e 1.5 milionë eurove. 

Media italiane, “TuttomercatoWEB” i ka kushtuar një artikull mesfushorit të kombëtares shqiptare, ku ndër të tjera ka zbuluar disa detaje interesante nga ai.

Ramadani do të zëvendësojë Hjulmand që pritet të transferohet te Sportingu i Lisbonës dhe pritet të ketë një rol të rëndësishëm te Lecce këtë sezon.

“Të gjithë që e kanë parë Ramadanin duke luajtur, shpesh ai ngjason me Gennaro Gattuso”, shkruan Tutto mercato WEB, që ndalet edhe te jeta personale e Ramadanit.

“Ai ka lindur në Starnberg të Gjermanisë, prindërit e tij janë nga Kosova dhe është pjesë e Kombëtares shqiptare. Ramadani është poliglot, pasi flet rrjedhshëm gjashtë gjuhë të huaja: shqip, gjermanisht, anglisht, danisht, hungarisht edhe italisht”, thuhet ndër të tjera në shkrimin për të.