Çmimet e naftës ranë të premten, ndërsa investitorët shpresonin për një fund të luftës SHBA-Izrael kundër Iranit. Optimizmi erdhi pasi presidenti i SHBA Donald Trump qarkulloi një draft marrëveshjeje paqeje midis aleatëve.

Çmimi i kontratave të ardhshme të naftës së papërpunuar Brent, pika referuese globale, ra me 1.3% në 91.54 dollarë dhe po i afrohet një rënie prej 17% që nga fillimi i majit.

Çmimi i kontratave me afat për naftën West Texas Intermediate, benchmark-u i Amerikës së Veriut, ra me 1.4% të premten në mëngjes në 87.64 dollarë për fuçi.

Media amerikane Axios raportoi se SHBA-të dhe Irani kishin arritur një marrëveshje paraprake për të zgjatur armëpushimin me 60 ditë, megjithëse shtoi se Trump ende nuk kishte rënë dakord me kushtet. Zëvendëspresidenti JD Vance, tha se një marrëveshje “nuk ishte arritur ende”, por janë “shumë afër”.

Lufta në Iran ka zgjatur 90 ditë dhe ka shkaktuar kaos në të gjithë ekonominë globale pasi Irani u përgjigj duke mbyllur ngushticën e Hormuzit për transportin detar.

Kjo bllokoi një pjesë të madhe të eksporteve nga Gjiri, një nga rajonet kryesore prodhuese të naftës në botë.