Jemi në prag festash në zyrë dhe vende e tjera, ndërsa flokët duhet të jenë gjithmonë sa më mirë që është e mundshme – duhet të rregullohen sa më shpejt dhe në mënyrë sa më natyrale.

Si të përgatiten flokët me kohë për problemet e dimrit dhe festat intensive në të cilat jeni të ftuar, kjo është pyetja që e bën një numër i madh i femrave.

Fillojmë me kungullin, i cili gjendet lehtë në të gjithë dyqanet. Kungulli është i pasur me kalçium dhe vitaminë A, ka efekt të dobishëm në rritjen e flokëve në skalp. Receta është mjaft e thjeshtë: dy filxhanë me pure kungujsh të zier, një lugë çaji vaj kokosi, një lugë mjaltë dhe jogurt. Përzieni të gjithën dhe aplikojeni në flokët e lagësht. Lëreni të qëndrojë 15 minuta dhe lani flokët me shampon.

Flokët mund t'i gjallëroni duke i shpërlarë me përzierjen prej një gote me uthull molle dhe një gotë ujë të vakët. Fërkoni mirë, shpërlani dhe pastroni flokët me shampon për të larguar aromën e pakëndshme. Uthulla do të pastrojë të gjitha papastërtitë, si edhe tepricën e vajrave natyrale nga flokët, dhe duke parandaluar njëkohësisht edhe tharjen e flokëve.

Shkëlqimin flokëve më së miri do t’ua kthejë shampanja, ilaçi çudibërës për flokët. Biondinat do të fitojnë shkëlqim të artë pa tharje. Së pari flokët lani me shampon, dhe shpërlajini me përzierjen prej një gjysmë gote me ujë të vakët dhe gjysmë gote shampanjë. Mos e shpërlani që flokët të jenë më të shkëlqyeshëm dhe të kenë vëllim më të madh.  

Kanella forcon rrënjën e flokëve dhe parandalon rënien, prandaj është mirë që një herë në javë të bëni një përzierje nga kanella për të forcuar flokët. Në enë vendosni një gjysmë filxhani me vaj ulliri të nxehtë, shtoni një lugë kanellë dhe një lugë të vogël me mjaltë dhe lëreni që përzierja të ftohet. Bëni me të masazh në flokë dhe lëreni të qëndrojë 15 minuta, pas kësaj lani flokët me shampon.