Ish-kryetari i Këshillit të Qarkut, Seid Kërtusha ka ndarë një opinion të tij mbi reformën territoriale. Sipas Kërtushës, sot mazhoranca dhe opozita nuk zhvillojnë dëgjesa publike, të cilat janë në dobi të qytetarëve.

Ai shton se ekspertët, politikanët dhe OJF duhet të udhëhiqen nga disa parime, siç janë: Parimi Subsidiaritetit; Reforma e thellë decentralizuese në respekt të Kartes Europiane të Autonomise vendore; Ofrimi shërbimeve sa më pranë qytetareve; Rritje e portofolit të shërbimeve nga njësite e qeverisjes vendore etj,

Postimi i plotë:

“Reforma territoriale”

Reforma territoriale dhe administrative tashme eshte ne axhenden e mazhorances dhe opozites. Ne teresi kam ndjekur me vemendje opinionet e tyre. Verej se maxhoranca dhe opozita nuk organizojne degjesa publike (public hearing). Mendoj se procesi degjesa publike eshte domosdoshmeri per te degjuar qytetaret lidhur me verejtjet e tyre me ndarjen territoriale qe kemi sot.

Qytetaret jane lakmuesi, i cili e ndjen me shume dobine e sherbimeve dhe problemet qe ato ndeshin ne perditshmerine e tyre. Mbyllja brenda guackes se partive nuk mund te reflektoje pritshmerite e qytetareve pa i degjuar me pare ato. Ndarja territoriale e vitit 2000 me 76 bashki, dhe 308 komuna tashme i perket te shkuares. Per edhe reforma territoriale e vitit 2014 ne implementimin e saj ka ekspozuar problematika.

Ekspertet, politikanet OJF qe jane investuar ne kete reforme duhet te udhehiqen nga disa parime qe sipas mendimit tim duhen konsideruar qe jane:

1. Parimi Subsidiaritetit.

2.Reforme e thelle decentraluzuese ne respekt te Kartes Eurpiane te Autonomise vendore.

3. Ofrimi sherbimeve sa me prane qytetareve.

4. Rritje portofolit te sherbimeve nga njesite e qeverisjes vendore.

5.Dekoncentrimi komptencave duke saktesuar dy nivele te qeverisjes vendore.

6.Dhenia e kompetencave mbi kontrollino dhe ruajtjen e e territorit.

7. Shtimi i numrit te njesive te qeverisjes vendore nuk sjell domosdoshmerisht dobi per qytetaret.

Mjaftojme te kujtojme ketu fenomenin e “golemnizimit”. Ku ish Komuna Golem demtoi pa kthim peisazhin, territorin, mjedisin dhe gjelberimin etj. Sigurisht qe reforma territoriale duhet shikuar ne disa rrafshe por, nese kjo reforme nuk nderhyn ne ligjin organik te funksionimit te qeverisjes vendore, atehere kjo reforme nuk mund te kuptohet si reforme dobiprurese per qytetaret.