Rreth orës 14:21, një tërmet tjetër është shënuar në Shqipëri, me magnitudë 3.3 të shkallës Rihter.
Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave (IGEO), epiqendra e tërmetit është regjistruar, pranë zonës së Niklës në Durrës, në një thellësi prej vetëm 10 kilometrash.
Rreth orës 05:04 të mëngjesit, u shënua dhe tërmeti me magnitudë 4.2 të shkallës Rihter, duke pasuar në tre paslëkundje brenda 10 minutave pas goditjes së parë, me magnituda 2.2, 2.2 dhe 3.1 ballë. Banorë të shumtë nga Durrësi e Tirana raportuan për lëkundjet e forta që ndjenë herët në mëngjes.
