Tiranë, 18 mars 2014 – Operatori i Sistemit të Transmetimit njofton se për shkak të remonteve do të ketë shkëputje të energjisë elektrike në disa zona të vendit për dy ditët e ardhshme. 

Në një njoftim drejtuar mediave, OST bën me dije se për shkak të punimeve në Linjen 110 kV Fier-Vlora-1, kjo linjë do të dalë në skemë remonti më datë 20.03.2014 nga ora 08:00 deri në oren 15:30. Për pasojë do të ketë mungesa në furnizimin me energji elektrike në: 

-Fidrin Nr.26 me datë 19/03/2014 nga ora 08:00 deri në orën 11:00. Pa energji do të mbeten fshatrat: Kafaraj (pjesërisht); Frakull e Madhe; Levan; Shtyllas; Peshtan (pjesërisht). 

-Fidrin Nr.6 dhe Fidri Nr.20 me datë 19/03/2014 nga ora 11:00 deri në orën 14:00 
Pa energji do të mbeten fshatrat: Fitore; Bishan; Dellenje; Delisufe; Poro; Feras; Bishan e Fierit; Qarr. 

-Fidri Nr.25; Fidrin Nr.15; Fidrin Nr.16 me datë 19/03/2014 nga ora 14:00 deri në orën 15:30. Pa energji do të mbeten fshatrat: Novosel; Akerni; Mifol; Kafaraj; Peshtan; Ada; Sheq; Frakull e Vogël; Kashishte. 

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/