Deputetja e PS, Elisa Spiropali, ka replikuar me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë debatit në Kuvend.
Në fjalën e saj, Spiropali u shpreh se Berisha ndodhet në një kontradiktë politike, pasi sipas saj ai paraqitet njëkohësisht si denoncues i sistemit dhe si garantues i tij.
Spiropali: Sali je i pabesueshëm, sepse njëkohësisht je edhe denoncuesi më i madh edhe garantuesi më i madh i sistemit. Kështu që kur të çlirosh sistemin, kur të çlirosh partinë, kur të çlirosh opozitën mund të flasim këtu dhe ndoshta terma doktor do të të ngjisin më shumë. Por sot për sot kontradikta e thellë e të qenit edhe denoncues edhe garantues nuk ta jep të drejtën të flasësh dhe i jep të drejtën qytetarëve të mos të të besojnë.





