9 maj 2015 – “Virgjëreshat e betuara deri në vdekje”
Emisioni italian “Le Iene” i ka kushtuar dy net më parë një reportazh burrneshave që gjenden në vendin tonë, të ashtuquajtura “Virgjëresha”.
Në këtë reportazh fokusi kanë qenë gratë e moshuara të cilat kanë vendosur të jetojnë si meshkuj, që vishen si të tillë, dhe janë betuar se do të hiqnin dorë përfundimisht nga seksi, të cilin nuk e kanë provuar kurrë.
Dy gra të shndërruara në “Burrnesha” janë marrë në intervistë nga reporterët e emisionit duke iu referuar vetes si të ishin meshkuj dhe jo gra, duke menduar se Zoti do t’i quajë të tillë. Gjithashtu thonë se nuk kanë pasur kurrë impulse seksuale, por pavarësisht kësaj nuk duan që të konsiderohen homoseksualë. Ato betohen se nuk kanë provuar kurrë tërheqje për njeri, të asnjë gjinie. Madje as kureshtjen për të prekur veten.
Reportazhin e titulluar “Virgjëreshat e betuara deri në vdekje” mund ta gjeni këtu: "Vergini giurate fino alla morte"
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/