Gjykata e Apelit ka vendosur të shpallur të pafajshëm biznesmenin e njohur Rezart Taçin, nga akuzat e ngritur ndaj tij.

Ishte drejtoria e Tatimeve e cila kishte paditur Taçin në vitin 2013 për mospagim taksash dhe pastrim parash.

Ndërsa, ditën e sotme pas më shumë se 3 vitesh, Gjykata e Apelit e ka shpallur të pafajshëm atë, duke rrëzuar të gjitha akuzat ndaj tij.