Numërimi i votave për zgjedhjet parlamentare të cilat u zhvilluan një ditë më parë vijon ende. Në qarkun e Elbasanit dhe Fierit gati gjysma e kutive janë numëruar, ndërsa garën e kryeson Partia Socialiste, e cila ndiqet nga koalicioni “PD-ASHM”. 

Në Elbasan janë numëruar deri tani 340 kuti nga 508 që janë gjithsej. 

Rezultati në qarkun e Elbasani deri më tani:

PS- 61%- 10 MANDATE

PD-ASHM- 29%- 4 MANDATE

NISMA-SHB -4%- 0 MANDATE

MUNDESIA- 2% – 0 MANDATE

BASHKE- 1%- 0 MANDATE

KEA- 2%- 0 MANDATE

PSD- 1% – 0 MANDATE

AKSH- 0% – 0 MANDATE