Merr jetë projekti i ri për Akademinë e Futbollit Dinamo!

Lajmi është bërë publik përmes një postimi në faqet zyrtare në rrjete sociale të ekpit kryeqytetas, ku prezantohen anëtarët e kësaj akademie.

Mes ekspertëve të sportit që do të trajnojnë futbollistët e ardhshëm, pjesë e stafit është edhe një profesionist nga Durrësi.

Bëhet fjalë për durrsakun Adrian Dedja, i njohur ndryshe edhe si instruktori i shumë personazheve VIP në qytetin bregdetar.

Me një eksperiencë shumëvjeçare në trajnimin e të rinjve në Durrës, aktualisht Dedja do të mbajë postin e drejtorit të Akademisë së klubit blu.

“Pasi u njoha me projektin madhor të z.Ardian Bardhi dhe dëshirës së tij për të dhënë një kontribut si drejtues i moshave  pranë klubit Dinamo vendosa të shkoj dhe të vë në jetë këtë projekt ashtu siç e kam bërë kaq vite në qytetin tim me të rinjtë.”, thotë ai për “DurrësLajm”.

“Sot nis rrugë projekti dhe objektivi kryesor i Presidentit Adrian Bardhi, Akademia FK Dinamo nis një udhëtim pa kthim në nivele të larta.

Riformatohet Akademia.

Merr jetë sot projekti i ri edhe për akademinë e Futbollit Dinamo.

FK Dinamo prezanton skuadrën e trajnerave nga U9 deri tek ekipi U21 që do të trajnojnë futbollistët e së ardhmes blu!

U7/9 – Aleko Bregu

U11 – Jon Zajmi

U13 – Akil Jakupi

U15 – Erald Deliallisi

U17 – Gerd Haxhiu

U19 – Erjon Xhafa

U21 – Bledi Kadiu

Trajner Portierave – Lisandro Zhupa

Drejtor i Akademisë – Adrian Dedja”, shkruhet në postimin e ekipit Dinamo.