Kryebashkiakja Emiriana Sako ka inspektuar së fundmi punimet për përforcimin dhe rikonstruksionin e plotë të shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në njësinë administrative Katund i Ri.

Në postimin që shoqëron fotot e shkrepura në terren, Sako ka bërë të ditur se ”pranë kësaj shkolle po ndërtohet me buxhetin e bashkisë së Durrësit një godinë të re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër”.

Postimi i plotë:

➤ Duke ndjekur nga afër punimet për përforcimin dhe 🏗️ rikonstruksionin e plotë të shkollës së mesme të bashkuar “Jusuf Hoti” në 📍njësinë administrative Katund i Ri që financohet nga BE nëpërmjet programit CIS zbatuar nga UNDP.

⇨Gjithashtu pranë kësaj 🏫shkolle po ndërtojmë me buxhetin e bashkisë së Durrësit një godinë të re arsimore ku do të vendoset kopshti dhe shkolla fillore me të njëjtin emër.

🔸Shkolla “Jusuf Hoti” do të ketë 10 klasa, 3 laboratorë, sallë multifunksionale, bibliotekë, dhomë infermieri e psikologu. Ndërsa godina e re arsimore do të ketë 7 klasa, dy për kopshtin dhe 5 për shkollën fillore, dhomë infermierie e ambiente të tjera.

▪️Në përfundim të punimeve 3️⃣3️⃣0️⃣nxënës dhe 4️⃣0️⃣ fëmijë do të zhvillojnë procesin mësimor në mjedise moderne me standarte bashkëkohore.