Në KQZ ka nisur përgatitja për rinumërimin e plotë të votave të zgjedhjeve të 11 majit në qarkun e Tiranës. Bëhet me dije se do të rinumërohen 1282 kuti votimi, ndërkohë pritet të përcaktohet vendi dhe koha e saktë ku do të zhvillohet ky proces. Gjithashtu rinumërimi mund të bëhet tek Parku Olimpik.

Rinumërimi do të kryhet nga punonjës të administratës së KQZ-së, duke përfshirë votat për partitë politike dhe më pas votat preferenciale. Në këtë proces do të rinumërohen edhe votat preferenciale të Koalicionit Shqipëria Madhështore në qarkun Dibër.