PRISHTINE– Një paciente nga Prishtina, në gjendje të rëndë shëndetësore nga gripi i shpendëve, po kurohet në Klinikën Infektive të kryeqytetit të Kosovës.

Mjekët e kësaj klinike, i kanë deklaruar Klan Kosovës se tashmë është e sigurt se pacientja nga Prishtina është e infektuar nga ky grip. Sipas tyre janë bërë shumë ekzaminime dhe është konstatuar se prishtinasja, që kishte mbërritur në kryeqytetin e Kosovës para pak ditësh nga një udhëtim jashtë vendit është e infektuar me virusin e rrezikshëm.

“Ajo po mjekohet me barnat përkatëse, veçmas me tamiflu”,- thonë mjekët e klinikës.