Mes polemikave të shumta nisur nga një provokim prej një fansi serb në Hungari, Rita vijon të punojë si ambasadore e Kosovës në të mirë të vendit.

Ajo ndodhet aktualisht në Itali për Festivalin e 80-të të Filmit në Venecia ku ka marrë pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “DVF” të themeluar nga stilistja Diane von Furstenberg.

Në fjalimin e saj, Rita theksoi se ka qenë një ëndërr që të punonte me fëmijët në Kosovë dhe t’i motivonte ata. Një pjesë e këtij fjalimi u nda në platformën “X” nga Shefja e Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila. Ndër të tjera teksa po prezantonte një çmim, Rita u shpreh: “Kam shkuar në vendin tim Prishtinë shumë herë për t’u dhënë fëmijëve tanë platforma shumë të sigurta. Ajo çfarë dëshiroja të bëja për ata është që t’i vendos në një hapësirë kreative…”

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, bëri një hyrje spektakolare në Festivalin e Filmit në Venecia ditën e djeshme. Rita u shfaq e veshur me fustan kuqezi nga ku po përshëndeste me duar nga varka.