Kamza nuk di të ndalet. Drejtuesit e klubit, presidenti Naim Qarri dhe kryebashkiaku Xhelal Mziu e kanë të qartë objektivin për sezonin e ri, rikthimin e skuadrës në Superiore. Pas zyrtarizimit të tri goditjeve cilësore, Erlis Frashërit, Alis Boçit dhe Ermir Rezit, kanë ardhur edhe dy afrimet e radhës në skuadër. Bëhet fjalë për lojtarë që kanë qenë pjesë e ekipeve të Superiores deri kampionatin e kaluar. Drejtuesit kanë arritur akordin me portierin e Teutës, Bledian Rizvani, dhe mbrojtësin Elton Basriu, që ishte pjesë e Bylisit. Drejtuesit kanë qenë gjatë këtyre ditëve në bisedime me disa portierë. Një prej tyre ishte edhe Mario Bytyçi. Por, me këtë të fundit nuk u arrit asnjë marrëveshje. Klubi e kishte të domosdoshme edhe një portier të dytë dhe tashmë ai do të jetë Rizvani. Gardiani e ka arritur akordin me presidentin Qarri dhe tashmë pritet vetëm nënshkrimi i kontratës. Kamzalinjtë e kanë blinduar portën duke pasur dy portierë të shkëlqyer siç janë Fabio Gjonikaj dhe Bledian Rizvani. Ky i fundit me një përvojë të gjatë në Superiore duke qenë pjesë e Teutës së Durrësit në 7 sezonet e fundit radhazi, ku ka luajtur 163 ndeshje me këtë skuadër. Një tjetër akord drejtuesit e klubit kanë arritur edhe me mbrojtësin elbasanas, 28-vjeçarin Elton Basriu. Ky i fundit mund të luajë edhe në mesfushë. Gjatë kampionatit të fundit, lojtari ka qenë pjesë e Bylisit dhe e njeh shumë mirë Superioren. Në vazhdim priten afrime të tjera në skuadër.
Rizvani do të luajë për Kamzën, pritet nënshkrimi i marrëveshjes
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
10 ditëshi i parë i majit mbush Durrësin me turistë: Dimë shumë pak për historinë tuaj! (VIDEO)
“E kam ndjerë si djalin tim”, Robert Ndrenika për puthjen që u bë virale: Veliaj nuk më ka dhënë shtëpi, në fund do të dalë i pafajshëm
“I aplikoi kremin dhe tentoi ta puthte”/ Flet babai i vajzës që u ngacmua nga mjeku: Dua drejtësi, s’e lë këtë punë
Kërkoi ndryshim të masës duke vendosur garanci 50 mijë euro, rrëzohet kërkesa e Metës





