Roger Federer ka thënë se nuk e di nëse vërtet do të luajë përsëri në Wimbledon, pasi u mposht nga tenisti i Polonisë, Hubert Hurkacz, në çerekfinale të mërkurën.Tetë herë kampioni i Wimbledonit Federer, i cili i mbush 40 vjet muajin e ardhshëm, u duk plotësisht jashtë formës sepse u mund bindshëm 3:0 në sete, 6-3 7-6 (7-4) 6-0.

“Natyrisht se do të doja të luaja këtu përsëri, por në moshën time nuk i dihet kurrë”, tha tenisti zviceran pas ndeshjes.“Do të bisedoj me ekipin tim dhe të shohim se çfarë duhet të bëjmë për ta përmirësuar gjendjen time dhe për të qenë më garues”, theksoi Federer.

I pyetur nëse kjo ishte hera e fundit që ai luajti në fushën kryesore në Wimbledon, Centre Court, 20 herë kampioni i grand slameve tha: “Nuk e di, vërtet nuk e di. Më duhet ta rimarr veten”.“Synimi im nga viti i kaluar ishte të luaja edhe një herë në Wimbledon. Ia dola të luaj këtë vit, për të cilën jam i lumtur. Jam i lumtur që arrita deri këtu, edhe pse u zhgënjeva nga humbja”, nënvizoi ai.