Modeli më i qetë dhe më i avancuar teknikisht ‘Rolls-Royce Phantom’, u lançua mbrëmë në Londër.

Makina është e dizenjuar në mënyrë luksoze në botë dhe vjen me një çmim fillestar prej rreth 400 000 euro.

Modeli i ri madje hap rrugë për një veturë krejtësisht elektrike të Rolls-Royce, e gatshme për t’u përshtatur me rregullat qeveritare në Angli që thonë se deri në vitin 2040 do të ndalohen krejtësisht veturat me karburant, transmeton "Gazeta Express".

Modeli limuzinë është mjaft luksoz, si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Falë motorit të tij 6.75 litërsh V12 turbo-binjak, të cilin shefat e quajnë “zemra e Phantomit të ri që rreh në heshtje”, vetura ka një shpejtësi maksimale të kufizuar elektrikisht në 250kmh.

Vetura mund të shkojë nga 0 në 100 kmh në vetëm 5.3 sekonda. Se si duket makina mund ta shihni në fotot më poshtë.