Leandro Paredes-Roma: negociatat përfunduan pozitivisht.
Mesfushori, siç njofton Fabrizio Romano, kthehet te verdhekuqtë në këmbim të 4 milionë eurove.
Ai do të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare deri në vitin 2025 me opsion për një vit të tretë, 2026.
Kjo është eksperienca e tretë e mesfushorit argjentinas në Romë: 13 paraqitje dhe 1 gol në 2014-2015, 41 paraqitje dhe 3 gola në 2016-2017.
Sezonin e kaluar Paredes luajti 35 ndeshje duke shënuar një gol për Juventusin dhe u kurorëzua kampion bote me Argjentinën.
Paredes nuk do të jetë i vetëm në udhëtimin drejt kryeqytetit. Edhe Renato Sanches do t’i bashkohet trajnerit Josè Mourinho, bashkatdhetari i tij.
Për ish-mesfushorin e Lille, Roma nuk do të shpenzojë asgjë, të paktën për momentin.
25-vjeçari u punësua nga Tiago Pinto me formulën e huazimit. Sidoqoftë, në vitin 2024, ai mund të blihet.
Por sipas L’Equipe, Roma do të detyrohet ta paguajë PSG-në 15 milionë euro nëse mesfushori tejkalon numrin e paraqitjeve të përcaktuara në marrëveshje.
Renato Sanches, i dëshiruar fort nga Galtier në Paris një vit më parë, duhet të hedh pas krahve një vit të vështirë, të kushtëzuar fort edhe nga dëmtimet.