Legjenda portugeze është aktualisht në Kupën e Botës në Katar pas largimit nga Manchester United.

Ronaldo duket se ka punësuar përsona për të lëvizur makinat e tij luksoze nga residenca.

Cadillac Escalade e tij që kushton 150 mijë paund dhe Bentley prej 300 mijë paund u panë duke u ngarkuar në një mjet transporti të posaçëm të martën.

Nuk dihet ende ku do të jetë e ardhmja e Cristiano Ronaldos, apo në cilin qytet/shtet do i transportojë mjetet e tij luksoze, por ajo që dihet është se ai nuk do të jetojë më në shtëpinë e tij të mahnitshme e cila kushton të paktën 5 milionë paund.