Kristiano Ronaldo duket se po përpiqet me çdo mënyrë të largohet nga Junajtid, me agjentin e tij Zhorzh Mendes që është duke punuar intensivisht për ti gjetur portugezit një skuadër të re, ku në orët e fundit ka dalë në skenë dhe një lajm i bujshëm si kartoni i tij i është ofruar dhe dy klubeve të Milanos, Interit dhe Milanit.

Ka qenë gazetari sportiv Tankredi Palmeri që e ka publikuar lajmin e bujshëm në “Twitter” duke përmendur gjithashtu se dy klubet e kanë refuzuar këtë propozim nga ana e agjentit të portugezit.

Interi dhe Milani i kanë konsideruar kostot e operacionit si shumë të larta dhe nuk kanë dashur të investojnë te Ronaldo që së shpejti do të mbushë 38 vjeç, me portugezin që duhet të vazhdojë kështu kërkimin për skuadrën e re.