Ylli portugez Kristiano Ronaldo ka shitur avionin e tij privat të blerë në vitin 2015 për rreth 20 milionë euro kur ai ishte pjesë e Real Madridit.

Ende nuk dihet identiteti i blerësit dhe shuma që ka paguar për mjetin fluturues Gulstream G-200. Bëhet fjalë për një nga 250 modelet e personalizuara të mjetit që është prodhuar mes viteve 1999-2011 dhe ka një sistem të unikal. Aksesorë luksi, një frigorifer, furrë me mikrovalë, wifi, telefon dhe një sistem të kompletuar multimedial.

Sipas mediave, arsyeja pse CR7 e shiti avionin është sepse ka nevojë për një tjetër më të madh.Ai është ende në kërkim, por me pagën 200 milionë euro në sezon tek klubi arab Al Nassr nuk do ta ketë shumë të vështirë ta gjejë.