Të gjesh shpëtim te pija për të përballuar presionin që të sjell fama dhe suksesi. Wayne Rooney, golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave të Anglisë, në një intervistë të fundit, dhënë për “Daily Mail”, foli për karrierën e tij dhe efektin që pati tek ai fama e menjëhershme.“Të nënshkruaja marrëveshjeje për t’u bërë një lojtar i Premier League-s në moshën 16-vjeçare dhe futbollist i ekipit kombëtar ishte diçka për të cilën nuk isha i përgatitur”, – tha ish-sulmuesi i Manchester United.Rooney bëri debutimin në Premier League kur ishte adoleshent dhe luante për Evertonit. Ai u aktivizua dhe shënoi për Anglinë në moshën 17-vjeçare, ndërsa kur ishte 18 vjeç realizoi tregolësh në Champions League si pjesë e “Djajve të Kuq”.
“Nuk e kisha menduar asnjëherë anën tjetër të të qenit futbollist i famshëm. Nuk isha i përgatitur për atë pjesë të jetës,” – tha ai, duke folur para publikimit të një dokumentari të Amazon Prime për jetën e tij.“M’u desh shumë kohë që të mësohesha me këtë dhe të kuptoja se si ta përballoja. Ishte sikur të ishe futur diku ku thjesht nuk ndihesh rehat. Ishte e vështirë për mua.”Rooney e pranon se ka bërë shumë gabime si lojtar i ri dhe se gjente ngushëllim te pija.“Në vitet e mia të hershme te Manchester United, ndoshta derisa erdhi në jetë djalin im i parë, Kai, isha i mbyllur, nuk dilja kurrë jashtë. Kishte raste që merrnim disa ditë pushim, por unë, në fakt, mbyllesha dhe pija pa pushim, në përpjekje për t’i hequr të gjitha nga mendja. Njerëzit mund ta dinë se më pëlqente të pija ndonjëherë ose dilja jashtë, por kishte shumë më tepër se vetëm kaq.
Ishte ajo që ndodhte në kokën time, presioni i të luajturit për vendin tim, për Manchester United, presioni i disa gjërave që dolën në gazeta për jetën time personale…”Rooney, i cili u kthye për një periudhë të dytë tek Evertoni dhe gjithashtu luajti për DC United dhe Derby County-n përpara se të merrte drejtimin e klubit të Championship, thotë se nuk fliste me të tjerët në “Old Trafford për problemet e tij.“Tani, njerëzit janë më të prirur për të folur për problemet e tyre. Atëherë mbanin gjithçka për vete, por vuanim shumë.”