Romani i parë JK Rowling për të rritur, ku shkrimtarja shkel në një terren shumë të ndryshëm nga seria e bestsellerave të Harry Potter, u prit me shumë bujë këtë javë kur doli për herë të parë në treg. Prenotimet për romanin komik “Vend pune i rastësishëm” pranë Waterstones, zinxhirit më të madh të librarive britanike, janë më të mëdhatë për këtë vit.

Thuhet të jetë një numër me 5 shifra edhe pse libri kushton £ 20. The Independent thotë se prenotimet online për librin janë mbi 1 milion. Fshehtësia e mbajtur si edhe eksitimi për ofertën e fundit nga Rowling, ka garantuar statusin e këtij libri si një ngjarje e madhe botuese e vitit. Libri i Rowling doli në treg të enjten e kaluar dhe tashmë pritet të vijnë edhe shkrimet e para kritike për autoren e serisë së famshme Harry Potter.

Është hera e parë që kjo shkrimtare shkruan një roman për të rritur dhe misteri rreth veprës së saj më të fundit ka qenë i madh. Gazetarët kanë qenë të detyruar të nënshkruajnë kontrata shumëfaqëshe për të garantuar që asnjëri nuk do nxjerrë fjalë për fabulën e librit deri ditën e daljes së tij.

Biletat për eventin e promovimit, ku u realizuan edhe seanca pyetje/përgjigje me shkrimtaren e ku ishin prezent mediat më të mëdha të botës u shitën në treg të zi me 4-5 fishin e çmimit të zakonshëm.