Nëse keni menduar se Roza Lati është ndër personazhet më të hapur televizivë, pas këtij pyetësori do të ndryshoni mendje patjetër. Roza, jo vetëm që nuk i zbulon të gjitha sekretet e dashurisë, por është hermetike edhe kur është fjala për veshjen në takimin e parë. Natyrisht, edhe ajo lufton shumë për dashurinë, por mendon se edhe duhet toleruar për hatër të saj. Shikimi, një nga armët më të rëndësishme të joshjes, sipas Rozës, aroma dhe tërheqja e të kundërtave e kanë bërë ish-konkurrenten e “Dance With Me” të besojë tek dashuria e vërtetë, larg atyre të thjeshtave, të përditshmeve, që mund të arrihen lehtësisht. Ajo e vërteta, për të cilën ia vlen të ngulësh këmbë gjithmonë, është dashuria e çmendurive – “tre shot-sa të fortë ballit”. Në këtë rrëfim përgjysmë të dashurisë, Roza flet edhe për meshkujt, për ata që (nuk) i pëlqejnë. Tashmë, të gjithë e keni parasysh një profil të tillë mashkulli :).
Dashuria e parë, të kujtohet?
………………….
Puthja e parë: zbulim apo zhgënjim?
…………………
Në dashuri ia vlen të ngulësh këmbë?
Ia vlen të ngulësh këmbë. Nëse është personi që të bën të ndihesh mirë, nuk gjykohet për klimat e këqija. Duhet toleruar dhe luftuar të jemi bashkë me atë botën e vogël tonën. Aq të rehatshme mes nesh.
Të biesh në dashuri: një marramendje e lehtë, apo tre shots-a rresht?
Dashuria e vërtetë për mua është kimi. Dashuritë e përditshme janë të lehta. Ajo e vërteta është tre shots-a të fortë ballit.
Strategjia e joshjes. Cila është jotja?
Shikimi dhe body language.
Kategoritë e meshkujve që nuk të pëlqejnë?
Aaa, kjo pyetje aq sa e thjeshtë është, aq edhe në kompleks do shumë për t’u shpjeguar. Dheee akoma më e vështirë është kategoria e mashkullit që pëlqej. Sepse, fundja, ne femrat s'dimë asnjëherë çfarë duam tamam, hahaha.
Çfarë përdor për të joshur: bukurinë, pasurinë, trurin, humorin?
Dy të fundit. Trurin dhe humorin. Ashtu josh… dhe ashtu dua të më joshin.
Shqisa më e rëndësishme në dashuri?
Aroma, për mua është shqisa e parë që më ndez telat, që pason me prekjen. Nuhatjen e kam shqisën më të rëndësishme të dashurisë.
Si ishe veshur në takimin e parë me partnerin tënd?
…………….
Të ndërrosh veshjen pesë herë para se të dalësh. Është shenjë dashurie?
Jo! Është shenja e femrave. Të gjitha e vuajmë hera-herës këtë sindromën, hahahaha.
Dashuri me shikim të parë, edhe pse mund të kesh parë gabim? Apo më e menduar?
Sa më shumë rritesh, aq më pak beson te dashuria me shikim të parë.
Serial lover-at i shmang apo të joshin?
Bëj shaka dhe humor pa e marrë seriozisht situatën. Sepse i qëndroj një shprehjeje në anglisht: “If anyone can have it, I don't want it!"
Seksi pasuron dashurinë? Apo e kundërta?
………………..
Një, dy apo tri çmenduri për dashurinë?
Hahaha, një, dy, tri çmenduritë… Mendoj se gjërat janë çështje prioriteti. Po i dhe prioritet, vjen edhe sakrifica. Kështu që varet… hahaha.
Më mirë ngjashmëria apo tërheqja e të kundërtave?
Në këtë pikë që jam… më tërheq e kundërta.
Të shiheni në sy, apo të shihni në të njëjtin drejtim?
Natyrisht që të shohim të dy në të njëjtin drejtim.
Dashuron shumë? Apo mesatarisht?
Hahahaha, ca është kjo pyetje? Nuk mund të vësh këto dy ekstreme në një fjali.
Intervista marrw nga Revista Class