Një konflikt i ashpër për borxhin e kokainës për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi në Itali fundjavën e kaluar, ku protagonist të krimit kanë qenë dy shqiptarë, tashmë të arrestuar nga policia.
Ngjarja ka ndodhur në Trento, teksa i plagosur nga dhuna fizike mbeti një nga dy shtetasit tunizianë që ishin shënjestra, kushërinj mes tyre. Madje sipas dëshmitarëve, autorët përdorën edhe armën e zjarrit duke qëlluar, por jo drejt objektivave të tyre.
Përleshja ndodhi në ambientet e një tabakinoje, duke terrorizuar qytetarët e shumtë, pronaren dhe klientët, po për fat të mirë nuk pati të dëmtuar të tjerë.
Policia ndërhyri menjëherë dhe pas ndjekjes kapi dy shqiptarët, 24 dhe 24 vjeç, me precedentë penalë të mëparshëm për drogë dhe dënime.
Emrat e tyre nuk u bënë të ditur nga policia dhe mediat.
Ata dolën në Gjykatë ku u lanë në burg për krimin, teksa zgjodhën të heshtnin para gjyqtarit. Të dyshuarit akuzohen për një sërë akuzash.
“Të dy burrat u arrestuan në heshtje para gjyqtarit. Në gjykatë, ata u treguan gazetarëve gishtin e mesëm”, raportojnë mediat.
“Dy shtetasit shqiptarë, të moshës 24 dhe 25 vjeç, mbeten në burg. Ata u arrestuan të premten e kaluar pasi ndoqën, rrahën dhe qëlluan njërin nga dy vëllezërit tunizianë nga Trento. Ata u ndaluan jashtë gjykatës dhe u përballën brenda dyqanit të duhanit në Via Santa Croce ku ishin strehuar. E gjithë kjo ishte për një borxh droge që tuniziani 28-vjeçar, i arrestuar tashmë për trafik droge ashtu si vëllai i tij më i vogël, dyshohet se nuk ua kishte shlyer furnizuesve të tij. Të dy, duke udhëtuar nga Varese dhe Milano, u ndaluan nga policia në Via Endrici dhe u arrestuan me dyshimin për tentativë vrasjeje (ata tashmë kanë dënime të mëparshme për drogë)”, informuan autoritetet për dinamikën.
Pronarja e tabakinos ku ndodhi krimi ka rrëfyer momentet e panikut dhe frikës.
“Isha shumë e frikësuar. Kur dëgjova të shtënën, mendova më të keqen”, tha Yohanna Suarez, pronarja e dyqanit të duhanit në numrin 85 të Via Santa Croce.
Me lotë në sy ajo vijon të rrëfejë se:
“Britmat jashtë, dhe pastaj më gjetën brenda. Jam mirë, dhe nëna ime është gjithashtu”.
Ajo ishte aty, pas banakut, kur katër burrat po grindeshin në rrugë në orën 9:45 të premten, para biznesit të saj.
“Ishte e tmerrshme,” vazhdon ajo. “Ata po ziheshin aq dhunshëm para syve të mi kur filluan të hidhnin gjithçka që mund të gjenin. Madje edhe kompjuterin tim”, thotë ajo.





