Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës arrestuan një grua në Xhafzotaj, pasi rrahu kunatën.

Në pranga ra shtetasja M. L., 41 vjeçe, banuese në Xhafzotaj, pasi ka ushtruar dhunë ndaj kunatës se saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.