Këtë të diel vendi ynë në pjesën e parë të ditës parashikohet të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu, më të dukshme këto në zonat malore.

Por pasditja dhe orët vijuese do të sjellin përmirësim të kushteve të motit në të gjithë territorin, ku mbrëmja dhe nata e kalojnë pothuajse gjithë Shqipërinë në ndikimin e motit të qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.