“I kam lyer me kaq ngjyra të ndryshme flokët saqë ato kanë nisur të më bine të gjitha. Prej 5 vitesh përdor peruke”.
Kështu ka deklaruar aktorja britanike Keira Knighley gjatë një interviste për Instyle.
Me rrëfimin e saj aktorja kërkonte të sensibilizonte femrat për problemet që ato kanë me flokët.
Duket se për fat të mirë, shtatzania e ka ndihmuar Knighley të zgjidhë problemin e saj.
“Tani i kam flokët shumë të shpeshtë dhe përdor furçë me dhëmbë të rrallë për t’i krehur” thotë ajo.