6 maj 2015 – Një shofere femër në Kinë i preu rrugën në autostradë një shoferi tjetër duke i frikësuar gruan dhe fëmijën e tij, një veprim ky që më pas ia pa pasojat.

Drejtuesi i mjetit tjetër u nxeh kaq shumë nga kjo situatë dhe doli e rrahu brutalisht 28-vjeçaren Lu Yang, të cilën e tërhoqi zvarrë nga makina e saj.

“Mirror” shkruan se ai e ndoqi për disa milje para se të kryente sulmin, ku si pasojë ajo mbeti pa ndjenja.

Ngjarja ndodhi në Kinën Jugore, në provincën Sichuan, pasi burri u revoltua për shkak të mënyrës se si e reja drejtonte automjetin.

/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/