Një 18-vjeçare është rrëmbyer në Mitrovicë të Kosovës. Policia ka bërë me dije se në lidhje me këtë ngjarje janë vënë në pranga dy persona. E reja ka treguar se është dhunuar nga agresorët.

Sipas policisë, mbrëmjen e datës 12 gusht dy persona dyshohet se e kanë marrë me forcë të renë duke e futur në makinë duke i shkaktuar lëndime trupore.

Ndërkohë nga hetimet ka rezultuar se disa muaj më parë 18-vjeçarja është dhunuar edhe nga një person i tretë, rast për të cilin ajo nuk ka bërë denoncim në polici.

 “Lidhur me veprat penale janë ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore perfshirë edhe bastisje në dy lokacione ku janë gjetur dëshmi materilae që nderlidhen me veprat penale. Mbi dyshimet e arsyeshme dhe provat e siguruara, dy të dyshuarit H. M., dhe G. B. 21., po hetohen për veprën penale ‘Rrëmbim’, ndërsa i dyshuari B .M., 34 vjeçar, po hetohet për veprën penale ‘Dhunim”, njofton Policia.