Policia e Shkodrës ka sekuestruar një sasi prej 115 kilogramë kanabis sativa, ndërsa në pranga është vënë një 46-vjeçar.

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, si dhe në vijimësi të kontrolleve të pandërprera në të gjithë territorin u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Rrethina”, ku u arrestua në flagrancë shtetasi Margjin Livalli, banues në Shkodër.

“Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 10 thasë ku brenda tyre kishte 87 pako me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sativa, me peshë totale 115 kilogramë”, sqaron policia.