Forcat Ajrore greke u alarmuan mëngjesin e së hënës kur u informuan për rënien e një avioni F-4 në zonën detare pranë Anravidës. 

Sipas informacioneve fillestare, F-4 me dy vende , i cili ishte në një fluturim stërvitor dhe i shoqëruar nga një tjetër Phantom, u rrëzua 25 milje detare në jug të aeroportit të Andravidës.

Ndërkohë ende nuk dihet fati i dy pilotëve.

Njoftimi zyrtar i Shtabit të Përgjithshëm të Aviacionit:

“Të hënën, më 30 janar 2023 në orën 10:30, një avion F-4 (dy vendësh) i 338M/117PM që kryente një fluturim stërvitor u rrëzua në zonën detare 25 milje detare në jug të aeroportit Andravidas.”