Një pemë është rrëzuar paraditen e sotme tek “Ushtari i Panjohur” në kryeqytet.

Pema është rrëzuar shumë pranë rrugës kryesore, ku fatmirësisht nga rrëzimi i saj nuk ka persona të lënduar.

Rrëzimi i pemës ka shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve, duke qenë se ka bllokuar një krah të lëvizjes së saj.

Shërbimet e policisë janë në vendngjarje dhe kanë bërë gjithashtu edhe spostimin e qarkullimit.

Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në rrëzimin e kësaj peme.