Vendi ynë do të jetë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave të cilat më të dukshme do të jenë në zonat malore gjatë pjesës së parë të ditës.

Sipas Meteoalb, në pjesën e dytë të ditës parashikohet që vranësirat të pësojnë shtim gradual duke krijuar mundësi për shira të pakët dhe të izoluar kryesisht në zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar në det dallgëzim mbi 3 ballë.