Autoritetet shëndetësore në Maqedoninë e Veriut kanë deklaruar se është rritur numri i personave të infektuar me COVID-19.

Sipas të dhënave, gjatë 24 orëve janë regjistruar 47 raste të reja me COVID nga 3 593 testime të kryera, teksa nuk janë shënuar viktima.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 156.171, numri i pacientëve të shëruar është 150.321, numri i të vdekurve është 5.491, ndërsa numri i rasteve aktive është 359.