Klubi i Patriotëve të Rinj si edhe pasardhës të familjeve të Rilindasve shqiptarë kanë nisur nga qyteti i Elbasanit një rrugëtim të titulluar “Rrugëtim në Gjurmët e Rilindasve”.  Aktiviteti që u realizua me mbështetjen e kreut të PDIS-së në Elbasan, Ilirjan Sadiku, ka mbledhur me dhjetëra pasardhës të rilindasve duke kryer homazhe tek busti i Aqif Pashë Elbasanit, për të vijuar në monumentin “ Klithma” kushtuar gjenocidit grek ndaj çamëve të Çamërisë, e më pas tek varri i atdhetarit Kostandin Kristoforidhi, i cili ndodhet brenda ambienteve të Kishës “ Shën Mëria” në lagjen “ Kala”.

Homazhet janë shoqëruar me himnin e flamurit, kënduar nga dhjetëra të rinj pjesëmarrës në këtë tubim, ku kryetari i Klubit të Patriotëve të Rinj, Ardit Bido, pasi ka falenderuar përfaqësuesit në këtë rrugëtim ka deklaruar se “rilindasit nuk i përkasin vetëm pasardhësve të tyre, ato na përkasin të gjithë ne, sepse janë idealet e tyre, arsyeja përse ata luftuan, janë pikëpamjet e tyre që na frymëzojnë, në mënyrën se si duhet të drejtohet ky shtet, si duhet të veprojmë, luftojmë për një ideal të përbashkët që e ka emrin Bashkimi Kombëtar”. 

  • d
  • d
  • dd
  • d