Një shtetas shqiptar në Itali identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, është arrestuar në Varese për posedim droge. 43-vjeçari u kap pasi kishte fshehur në dy banesat e tij 15 kilogramë heroinë dhe 200 gramë marijuanë.

Shtetasi shqiptar zotëronte dy vila në Monza e Brianza të Italisë të cilat i mbikqyrte në mënyrë të vazhdueshme vetë si dhe me dy qenë pitbull të cilët i kishte lënë roje.

Arrestimi i tij u bë i mundur gjatë një kontrolli rutinë nga policia ku e tradhëtoi rripi i sigurimit. Policia i ka gjetur edhe disa doza heroinë të cilat kishte si qëllim t’i shpërndante. Pasi e kanë dërguar në kazermë, autoritetet italiane  kanë vendosur që ti kontrollojnë edhe vilat, ku është gjetur sasia e drogës që ruhej nga dy qentë pitbull.