Vijon procesi për lidhjen e kontratave për familjet që do të përfitojnë apartamente në ndërtesat e reja që do të ndërtohen në Durrës.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako bën me dije se ditën e sotme janë nënshkruar disa kontrata për familjet që do të përfitojnë banesa në lagjen e re në Manzë.

POSTIMI I SAKOS:

Vazhdojmë me proçesin e lidhjes së kontratave për familjet që do përfitojnë apartamente në godinat e reja që po ndërtohen.

Sot nënshkruan kontratat disa familje përfituese të pallateve në lagjen e re në Manzë e cila është një zonë model urbane.

Shumë shpejt këto familje do të jenë në banesat e tyre të reja.