Kryetarja e bashkisë Durrës, Lea Ypi është takuar këtë të diel me Lea Ypi-n, shkrimtaren nga Durrësi të njohur ndërkombtarisht.

Teksa ka ndarë foto nga takimi, Sako thekson se ka folur me shkrimtaren e pedagogen e teorisë politike “për vlerat që mbart e përcjell qyteti ynë, për trashëgiminë kulturore dhe figurat e shquara që kanë dhënë kontribut në pasurimin e jetës së qytetit”.

Postimi i plotë:

Këtë të dielë me Lea Ypi 🖋️, durrsaken e njohur ndërkombëtarisht.

🙏 I shpreha mirënjohjen dhe falenderimin Leas e cila me veprimtarinë dhe krijimtarinë e saj ka ngritur lart jo vetëm emrin e Durrësit, por të të gjithë vendit tonë në Evropë e më gjerë. Fola me Lean për vlerat që mbart e përcjell qyteti ynë, për trashëgiminë kulturore dhe figurat e shquara që kanë dhënë kontribut në pasurimin e jetës së qytetit.

Bashkëbiseduam gjithashtu edhe për mundësitë e bashkëpunimit për të rritur prezantimin e qytetit tonë në arenën ndërkombëtare.