Me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, kryebashkiakja e Durrësit Emiriana Sako ishte sot në shkollën e mesme të përgjithshme “Leonik Tomeo” e cila festonte edhe 30 vjetorin e saj si dhe në shkollën e rindërtuar me standarde bashkëkohore “Neim Babameto”.

Nga këto shkolla, Sako iu uroi nxënësve të Durrësit dhe gjithë Shqipërisë një vit sa më të mbarë e të suksesshëm shkollor.

“Një urim të veçantë për ata nxënës që ulen për herë të parë në bankat shkollore duke nisur rrugën e bukur të dijes. Uroj mësueset dhe mësuesit, ata që nëpërmjet punës së tyre fisnike në përgatitjen e brezit të ri, kontribuojnë në të ardhmen e vendit”.

Sako uroi po ashtu edhe prindërit, si dhe vuri theksin që këto 2 vitet e fundit, janë ndërtuar 17 shkolla të reja.

“Urime gjithashtu prindërve në rrugën e përmbushjes nëpërmjet shkollimit, të ëndrrave më të mira që ata kanë për fëmijët e tyre. Është detyra jonë si bashki që të bëjmë maksimumin për t’i krijuar kushte sa më të mira fëmijëve dhe mësuesve.

Këto dy vitet e fundit në Durrës janë ndërtuar 17 shkolla të reja me standarte evropiane ndërkohë që edhe ato ekzistuese janë në kushte optimale. Bashkia e ka prioritet të punës së saj kujdesin maksimal ndaj fëmijëve që janë e ardhmja e shoqërisë dhe e qytetit tonë të Durrësit”.

Lexo edhe: