Ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur para kamerave një dokument që do t’i dorëzohet Kuvendit, për një mocion me debat ku kryeministri Edi Rama duhet të japë shpjegim para shqiptarëve se kush është qëndrimi që ai do të mbajë nëse nuk hapen negociatat.

“Deputetet e opozitës kanë vendosur të paraqesin me urgjencë në parlament kërkesën për mocion me debat lidhur me kërcënimin që Rama bëri në Bruksel për ndryshimin e drejtimit nëse nuk hapen negociatat. Ajo çka unë ju informova dhe po e firmos këtu para jush, Edi Rama duhet të paraqitet  para shqiptarëve se cili është drejtimi që mund ti japë vendit ai, përveçse drejtimit evropian”, tha Berisha.