Napoli kërkonte 50 milionë euro që ta linte të lirë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Mirëpo, Mauricio Sarri dhe drejtuesit e Çelsit nuk kanë ndërmend që të ofrojnë më shumë sesa 23 milionë euro për kartonin e shkodranit.

Ish-trajneri i Napolit e kërkon me ngulm te skuadra e tij në Londër, duke përfituar edhe nga fakti që Hysaj nuk është titullar i paprekshëm i Ançelotit.

Ditën e djeshme kanë dalë shifrat e para të një transferimi të mundshëm të shkodranit drejt Premier Ligës, por në ditët e fundit ka pasur një interesim edhe nga skuadra e PSG-së.

Duket se De Laurentis nuk ka ndërmend ta lërë të lirë shqiptarin për një shifër të tillë dhe do të bisedojë nga afër me agjentin Xhufredi për t’i rinovuar kontratën.