Partia Socialiste ka përfunduar procesin e zgjedhjeve të drejtuesve të rinj lokalë, të 58 degëve të saj në të gjithë vendin.

Në bashkinë Durrës, Kryesia e PS-së ka rikonfirmuar në detyrë, Luan Zazën.

Në një postim në rrjetet sociale Zaza shprehet se është privilegj për të që të drejtoj sërish PS Durrës.

Postimi i plotë:

Finalizohen sot rezultatet e një procesi transparent e rivitalizues të zgjedhjes së drejtuesve të PS në rrethe. Eshtë privilegj për mua të rikonfirmohem të drejtoj PS Durrës, por në të njejtën kohë është përgjegjësi dhe sfidë. Faleminderit përzemërsisht të gjithë aktorëve pjesë e procesit për besimin dhe suportin e tyre. Së bashku përpara për të arritur objektivat që i kemi vënë vetes për ta bërë Durrësin dhe Shqipërinë vendin që meritojmë ne dhe fëmijët tanë.

Luan Zaza 🌹