Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u shpreh se, e di e gjithë Tirana që Ols Dado nuk është prokuror.

Ndërkohë që Gjykatën Administrative po mbahet seanca për shqyrtimin e padisë së kryebashiakut ndaj prokurorit Dado. Poashtu Veliaj ka deklaruar i zhgënyer se procesi po mbahet në errësirë.

“E di gjithë Shqipëria që Ols Dado nuk është prokuror. Ka konflikt interesi ILD-ja. Shpreh zhgënjimin që duan errësirë për këtë proces. I nderuar gjyqtar, ju falënderoj për fjalën, por kjo vjen pas një shqyrtimi, me vendimin e ndërmjetëm, prisja të kishte transparencë; ky proces ka lulëzuar në errësirë. KLP duhet të mbrojë gazetarët, të mbrojë veten e vet. KLP ka kthyer një përgjigje se kush është caktuar para nesh; të gjithë duhet të kërkonim transparencë, ka një palë që do errësirë dhe një palë që do dritë”, tha Veliaj.